if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 359

Vëllezërit Ferhat dhe Olti Kaja, të cilët rezultojnë të jenë pronarë të lokalit “Stockholm”, përballë kompleksit “Delijorgji”, u shpallën në kërkim nga Komisariati nr. 2, pasi dyshohet se janë autorë të dhunimit të një tjetër pronar lokali “Tokyo”, Laert Kasaj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt për hapësirat publike. Burime pranë policisë thonë se në ditët e fundit, nëpër faqe të ndryshme online, ka pasur disa denoncime të ndryshme për mos heqjen e pjesëve metalike mbi trotuar.

Vëllezërit Kaja, me dyshimet se biznesi i tyre ishte publikuar nga Kasaj kanë shkuar për t’i kërkuar sqarim, por Kasaj menjëherë ka reaguar keq dhe ka nisur t’i ofendojë.

Në këtë moment të tre janë rrahur me grushte me njëri-tjetrin, por më i dëmtuar ka mbetur Kasaj, i cili është dërguar në spital për mjekim për disa orë. Vëllezërit Kaja vijojnë të jenë në kërkim.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights