Mbi 100 agjenci ndërkombëtare ndihmëse, përfshirë “Save the Children” dhe “Médecins Sans Frontières”, kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët duke ngritur alarmin për atë urinë masive që po përhapet në Gaza.
“Palestinezët janë të ngujuar në një cikël shprese dhe dëshpërimi, duke pritur ndihma dhe armëpushime, vetëm për t’u zgjuar me kushte gjithnjë e më të rënda,” theksohet në deklaratë.
Izraeli ka pranuar rënien e ndjeshme të furnizimeve që arrijnë në Gaza, por zyrtarët e tij thonë se ushqimi ekziston dhe akuzojnë agjencitë ndihmëse për mos shpërndarjen e ndihmave tek njerëzit në nevojë.
Ndërkaq, agjencitë e ndihmës kanë denoncuar prej kohësh vështirësitë në koordinimin e kalimit të sigurt me Izraelin për shpërndarjen e ndihmave.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, që drejtohet nga Hamas, raporton dhjetëra vdekje së fundmi nga kequshqyerja, ndërsa agjencitë thonë se qindra persona janë vrarë gjatë dy muajve të fundit ndërsa kërkonin ndihmë.
