Makina e shqiptarit ne itali

Kur pa patrullën e karabinierëve të vendosur në rrugë, vendosi të arratisej. I dha gaz makinës sa mundi. Por më pas humbi kontrollin dhe përfundoi duke u përplasur me dy pemë, duke humbur kështu jetën. Ky është fundi tragjik i një të riu shqiptar, 23-vjeçarit Kevin A., i cili jetonte në Pordenone të Italisë.

Ai humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e 15 korrikut në Motta di Livenza.

Sipas asaj që raporton Corriere della Sera, shkak për arratisjen që përfundoi me pasoja tragjike u bënë disa pako me hashash që kishte brenda në makinë dhe që u gjetën të shpërndara pranë vendit të aksidentit.

Aq e fortë ishte përplasja, sa makina e 23-vjeçarit u shkatërrua thuajse plotësisht. Ekipet e zjarrfikësve dhe të urgjencës punuan gjatë për të nxjerrë trupin e tij nga automjeti, por plagët ishin fatale dhe ai ndërroi jetë gjatë transportimit për në spitalin e Oderzos.

Ngjarja ndodhi në zonën San Giovanni, ku karabinierët, pasi e njohën të riun, njoftuan qendrën pa e ndjekur. Kevin kishte jetuar më parë me prindërit në Motta di Livenza dhe së fundmi ishte zhvendosur në Pordenone.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights