Image 310

Në letër PSG konsiderohet favorit, por fusha do të jetë ajo që do përcaktojë kampionin e ri të botës për klube. Kampionët e Europës dhe Chelsea do i japin dorën e fundit përgatitjeve për aktin e fundit, finalen e Botërorit që do luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Finalja e parë ndërkombëtare mes klubeve nga Anglia dhe Franca në këto nivele, me kampionët absolut të Francës që kërkojnë trofeun e gjashtë sezonal. Rekordi në 5 ndeshjet e fundit eliminatore me 18 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar e shndërron gjigantin francez në favorit absolut.

“Nuk jam aspak një yll. Nuk isha si lojtar dhe nuk jam si trajner. Kritikat më kanë motivuar më shumë, ndodh kur kritikohem më shumë se sa lavdërohem. Pra, në këtë kuptim, a ka qenë ky viti më i mirë i karrierës sime si trajner? E kam analizuar Chelsean dhe një ekip që fitoi Ligën e Konferencës. Është një ekip në rritje. Është një ekip me lojtarë individualë vërtet të mire dhe me një trajner që po bën një punë vërtet të shkëlqyer”, tha trajneri i PSG, Luis Enrique.

Chelsea ka një rekord me fitimin e finaleve ndërkombëtare në 5 rastet e fundit ndërkombëtare, ecuri që daton prej vitit 2013. Pjesa e parë mund të jetë vendimtare duke pasur parasysh se PSG ka shënuar 10 gola në pjesën e parë të Botërorit të Klubeve.

“Pajtohem me atë që shumica e tifozëve thonë, PSG është skuadra më e mirë në Europë dhe Botë. Kemi respekt maksimal për ta, por në të njëjtën kohë, jemi këtu për të bërë më të mirën dhe për të fituar titullin”, tha trajneri i Chelsea Enzo Maresca.

Një ritakim mes dy ekipeve, që për herë të fundit u përballen në 1/8-at e Champions të sezonit 2015-2016, me PSG që avancoi më tej, me finalen e së kësaj të diel që pritet të ketë një numër të lartë tifozësh në shkallët e stadiumit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights