Policia e Fierit ka vënë në pranga pronarin e një dyqani që shiste celularë dhe pajisje të tjera kontrabandë.
42 vjeçari me inicialet G. K iu shmangej detyrimeve tatimore duke mos regjistuar pajisjet që shiste.
Policia sekuestroi 17 aparate celulare, aksesorë celularësh dhe pajisje të tjera elektronike.
Gjithashtu, u konstatua se shtetasi G. K. e ushtronte këtë aktivitet, i paregjistruar në organet tatimore.
42 vjeçari akuzohet për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ushtrimi i aktivitetit pa liçensë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
https://www.facebook.com/blueledED/

