Një tjetër pastruese ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi vodhi para në banesën ku punonte.

Në pranga ka rënë Elida Kodra. Policia bën me dije se gjatë javës së fundit, ajo ka vjedhur në banesën e ndodhur në rrugën “Vaso Pasha” 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

Gjatë kontrollit të çantës së shtetases në fjalë, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights