if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 239 1024x575

A janë vërtet ndarë? Apo është kjo “formë” e re e dashurisë pas një divorci?! Katy Perry dhe Orlando Bloom, dy nga figurat më të ndjekura të showbiz-it ndërkombëtar, u panë sërish bashkë këtë fundjavë në Itali, jo në një tapet të kuq, por në një jaht mesdhetar, në një skenë që më shumë ngjante me një film romantik sesa me realitetin pas një ndarjeje.

Mes tyre? Vajza e tyre katërvjeçare, Daisy dhe një atmosferë që shfaqte jo vetëm një kujdes prindëror, por edhe një harmoni që ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

Në fotot e publikuara nga “Page Six”, Perry dhe Bloom u panë mbi një jaht luksoz pranë brigjeve të Capri-t, ku kaluan kohë me vajzën e tyre. Perry, 40 vjeç, ishte veshur me bikini të zeza dhe një këmishë të hapur, ndërsa Bloom, 48 vjeç, me pantallona të shkurtra noti të zeza dhe një bluzë të bardhë. Në një moment të ndjerë, Bloom shihet duke mbajtur në krah të bijën dhe duke e puthur në faqe, me Perry që i vështronte me buzëqeshje.

Përveç lundrimit, ata u fotografuan duke shëtitur me vajzën dhe duke shijuar akullore në rrugët piktoreske të Capri-t. Pushimet vijnë vetëm një muaj pasi marrëdhënia e çiftit kishte përfunduar pas gati dhjetë vitesh bashkë. Të enjten e kaluar, përfaqësuesit e të dyve konfirmuan ndarjen, por theksuan se ata do të vazhdojnë të shfaqen bashkë si familje.

“Orlando dhe Katy kanë ndryshuar dinamikën e marrëdhënies së tyre gjatë muajve të fundit për t’u fokusuar në bashkëprindërimin,” thuhej në deklaratën e përbashkët.

“Prioriteti i tyre i përbashkët ka qenë dhe do të mbetet rritja e vajzës së tyre me dashuri, stabilitet dhe respekt të ndërsjellë.”

Çifti filloi lidhjen në vitin 2016 dhe mirëpritën vajzën e tyre, Daisy Dove, në gusht të vitit 2020. Prej muajsh kishte spekulime për tensione në marrëdhënie, veçanërisht kur Perry ishte në Australi me turneun e saj “Lifetimes”, ndërsa Bloom u fotografua vetëm në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights