Ditën e sotme, 7 korrik, në Korçë u zhvillua një takim mes ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani, dhe homologut grek, George Gerapetritis, në ceremoninë me rastin e përurimit të godinës së re të Konsullatës së Përgjithshme Greke në qytet.
Ministri Gerapetritis, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë historike të Korçës për Greqinë dhe përmendi figurën e nobelistit Jorgo Seferis. Ndër të tjera ministri grek theksoi se Greqia nuk do të tërhiqet nga mbështetja për të drejtat e minoritetit grek, të cilin e quajti një pikë bashkimi dhe ure mirëkuptimi mes dy vendeve.
“Kjo ndërtese ku jetoi dhe ushtroi detyren e tij nobelisti Jorge’s Seferis,ishte pronë e një shtetasi grek,që u ble nga shteti grek. Jorgo Seferis u frymëzua nga Korça, ku ushtroi detyrën e konsullit të përgjithshëm, një qytet që ka qenë pararojë e arsimit si në gjuhën shqipe, ashtu edhe greke. Vazhduese të pranisë greke janë shkolla Omiros, gjimnazi Platon dhe kurset Aristotelis tek të cilat shteti grek do të vazhdoje të investojë. Ambasadat dhe konsullatat tona janë imazhi ynë në botë.
Godina e re e Konsullatës inkuadrohet në investimet për dixhitalizimin e shërbimeve. Është provë për të forcuar lidhjet e minoritareve me shtetin amë. Nga ana jonë kujdeseni të forcojmë marrëdhëniet me fqinjët. Si vende fqinje ne u japim prioritet stabilitetit, jo vetëm në marrëdhëniet dy palëshe,por edhe shumëpalëshe të Rajonit. Politikat e ndryshimit te kufijve tani i përkasin të kaluarës. Dhe të gjitha këto janë histori të vjetra që nuk i interesojnë askujt, si shkruante Seferis. Ne nuk kemi për të bërë asnjë hap prapa në të drejtat për minoritetit grek. Prezenca juaj me Ministrinë e Jashtme ka forcuar marrëdhëniet. Minoriteti grek na bashkon dhe është një urë mirëkuptimi mes dy vendeve”, deklaroi ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis.
Ndërkohë, Hasani e quajti hapjen e konsullatës greke, një simbol të bashkëpunimit dhe vlerave europiane. Ministri, ndër të tjera theksoi rëndësinë e mbështetjes greke për rrugën europiane të Shqipërisë.
“Mirësevini në Korçë në qytetin që mishëron dijen dhe kulturën shqiptare. Kënaqësi që në këtë qytet me rrënjë të thella europiane përurojmë së bashku konsullatën greke. Ky është një hap i rëndësishëm që përfaqëson vlera europiane. Ngjarja vjen në një moment të rëndësishëm kur rajoni ka nevojë për stabilitet. Vizita ime në Athinë konfirmoi vullnetin për të hapur një kapitull të ri mes dy vendeve. Greqia mbetet një partner i rëndësishëm për Shqipërinë jo vetëm si fqinj, por për të ndërtuar të ardhmen. Kjo frymë do materializohet në vullnet politik për bashkëpunime. Në këtë kuadër mbështetja e Greqisë për anëtarësim në BE ka qenë thelbësore, ne presim mbështetje dhe qasje pozitive për avancimin që kemi bërë me reformat. Seferi mishëron atë që duam të ndërtojmë: një marrëdhënie të bazuar në dialog, mirëkuptim dhe kujtesë. Rinovimi i kësaj konsullate është një pikë referimi për dialog dhe një urë për qytetarët. Sot kemi mundësinë të ndërtojmë një partneritet të ri mbështetur në vizionin e së ardhmes. Le të jemi brezi që e bën këtë realitet një vizion të vërtetë”, thekson ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani.
Të dy ministrat vlerësuan përpjekjet për stabilitet në rajon dhe dialog të ndërsjellë.