if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Trump putin 1 1024x576 (1)

Çmimi ishte i lartë, por të paktën për momentin, është shmangur një krizë brenda NATO-s. Donald Trump mund t’i pëlqejë të marrë meritat për dakordësimin e thuajse 32 aleatëve për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, por realiteti është se ndryshimi i fortë në qasjen e NATO-s u shkaktua edhe nga Vladimir Putin, thuhet në një analizë të The Guardian.

Pushtimi i plotë i Ukrainës nga presidenti rus në shkurt të vitit 2022 ishte goditja e parë, por ka një realitet të dytë ‘të parehatshëm’. Nëse do të ketë një armëpushim të qëndrueshëm në Ukrainë, do të largohen edhe trupat paqeruajtëse europiane nga vendi dhe pas njëfarë kohe, ushtria ruse do të rimëkëmbet në mënyrë të pashmangshme.

Menaxhimi servil, por efektiv i Mark Rutte ndaj Trump ndihmoi në arritjen e një samiti pozitiiv në Hagë, edhe pse ndoshta shprehja e shefit të NATO-s për Trump duke e quajtur “babush”, pra një figurë atërore që duhej t’i thoshte Iranit dhe Izraelit të mos grindeshin më, ishte pak “çështje shijesh.”

Manovrat nuk ishin të lehta, por pa dyshim efektive. Një ndryshim i vonë planesh e vendos Trump  në pallatin e mbretit Willem-Alexander për një natë, bashkë me vaktin e mëngjesit dhe kjo bëri që ai të komentonte sesa mirë  kishte fjetur, por dukej se ajo që i ra pikës ishte dëgjimi i 31 aleatëve udhëheqës, secili në një fjali tri minutëshe, çka u duk se e mërziti.

“Erdha këtu sepse ishte diçka që më duhet ta bëj, por po largohem pak ndryshe”, tha ai në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së mëngjesit.

As ankesat e Trump se mediat amerikane kishin raportuar që qendrat bërthamore në Iran mund të mos ishin shkatërruar sipas vlerësimeve të Pentagonit, nuk ia dolën ‘të ftohnin’ tonin e tij të ngrohtë kundrejt aleatëve të NATO-s.

Por mos u nxitoni, pas rizgjedhjes së Trump dhe sidomos në muajin shkurt, alarmi brenda NATO-s ishte i vërtetë. Trump nisi të fliste me Putinin për  Ukrainën dhe pati një përballje me presidentin Volodymyr Zelenskyy në Zyrën Ovale, ndërsa Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth mbajti një fjalim që u interpretua si   paralajëmërim se në atë ardhmen e afërt, Europës mund t’i duhej të vetëmbrohej.

Ajo që i bindi drejtuesit e tjerë të NATO-s që të shpenzonin më shumë, ishte përkushitmi i Trump. Në NATO besojnë se nëse Rusia pranon armërpushimin, brenda tre, pesë ose shtatë viteve, ajo mund të  përbëjë një kërcënim serioz për frontin lindor të aleancës.

Kremlini mund të ruante një ushtri me 600 mijë ushtarë dhe duke shpenzuar 6.5% të PBB për mbrojtjen, mund të furnizonte rezervat e municioneve dhe pajisjeve.

Në vigjilje të samitit, Rutte tha për The Guardian se para këtij rreziku, ishte e qartë se NATO  kishte disa “hendeqe kapaciteti”, pra aleancës i duhej një pesëfishim i mbrojtjes ajrore për të mbrojtur qytetet nga bombardimi që po ndodh çdo ditë në Ukrainë. Sipas tij, ishte e lehtë të bindje liderët e tjerë për të rritur shpenzimet sepse qëllimi ishte i qartë.

Ajo që pritet të ndodhë është thelbësore. Sipas përllogaritjeve të Royal United Services Institute, shpenzimet e mbrojtjes së NATO-s në Europë dhe Kanada do të rriten nga 500 milionë dollarë  në 1.1 trilionë në vitin 2035, kur buxheti i përbashkët i 31 aleatëve do të barazohet me Pentagonin.

Edhe pse tanimë ka shenja sesi kjo do të përkthehet në praktikë, nuk dihet sesa do të shpenzohet si duhet.

Britania do të shpenzojë të paktën 1 miliard paund në rivendosjen e kapaciteteve të armëve bërthamore ajrore për të plotësuar Trident që synon të shmangë një pushtim të plotë të territorit të Europës nga Rusia, i cili nuk  është parashikuar që prej  viteve 1980 dhe gjithsesi nuk ka gjasa.

Nëse ka një moment kur u kthyen përfitimet pas Luftës së Ftohtë, ishte pikërisht samiti i Hagës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights