if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Untitled design 55

Pasi kanë kaluar më shumë se 24 orë nga hyrja në fuqi, armëpushimi i ndërmjetësuar nga Presidenti amerikan Donald Trump mes Izraelit dhe Iranit është respektuar pavarësisht shkëmbimit të kufizuar të zjarrit të orëve të para.

Megjithatë, Donald Trump shpërtheu në kritika e akuza ndaj dy mediave të mëdha CNN dhe New York Times, pasi hodhën dyshime se bombardimet amerikane nuk i shkatërruan sitet bërthamore iraniane.

Përmes një postimi në Truth, platformën sociale që ka në pronësi, Trump shkroi se CNN që bën lajme të rreme së bashku me dështakun New York Times u përpoqën të poshtërojnë një prej sulmeve më të suksesshme ushtarake në histori.

Për Presidentin amerikan, sulmet në Iran shkatërruan plotësisht impiantet bërthamore, ndërsa CNN dhe NY Times kritikohen ashpër nga publiku.

Shkrimet e dy mediave prestigjioze amerikane u referohen të dhënave të shërbimeve amerikane të zbulimeve që ngrenë dyshime se kapacitetet iraniane për pasurimin e uraniumit, që krijojnë mundësinë për prodhimin e armëve bërthamore, nuk janë asgjësuar.

I vetmi dëm që i është bërë Iranit është zgjatja e afatit të mundshëm të prodhimit të armëve bërthamore.

E teksa as Tel Avivi as Uashingtoni nuk dinë shkallën e saktë të dëmeve në impiantet bërthamore iraniane, parlamenti në Teheran votoi për tërheqjen e vendit nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, e vetmja dritare monitorimi ndërkombëtar mbi zhvillimin e këtij programi nga Irani.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights