Policia e Durrës po vijon megaoperacionin policor antidrogë “Agimi”, i iniciuar në maj të vitit 2021, si rezultat i bashkëpunimit me partnerët e Guarda di Financës italiane.
Si rezultat i këtij megaoperacioni, ka shkuar në 21 numri i shtetasve të vënë në pranga, të zhvilluar në Nikël, Halil dhe në Arramerras, përmes monitorimit nga ajri, për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë vunë në pranga shtetasin: P. K., 51 vjeç, banues në Arrameras, Fushë Krujë, pasi Gjykata e Lartë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
“Gjatë këtij megaoperacioni, shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato të GDF-së, kontrolluan me avionë dhe dronë, sera, magazina, banesa dhe zona të pyllëzuara, si dhe administruan një sërë informacionesh nga inteligjenca informative, me qëllim evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia bën të ditur se, vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
