Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Ramazan Grada është arrestuar nga policia në Itali, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri.

‘Shkëmbimi i informacionit në kohë reale, mes Interpol Tiranës dhe homologëve italianë, bëri të mundur kapjen në Itali të një 33-vjeçari të kërkuar ndërkombetarisht si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.  

Gjatë 24 orëve të fundit, 33-vjeçari, shtetasi i tretë i kërkuar ndërkombëtarisht që vihet në pranga falë bashkëpunimit me partnerët.

Si rezultat i i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore italiane, u bë i mundur lokalizimi, kapja në Itali dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

– R. G., 33 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga veprimet hetimore të kryera me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të 33-vjeçarit, ka rezultuar se në datat 29.03.2019 dhe 05.04.2019, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, i kanë shitur një shtetasi tjetër, një sasi lënde narkotike heroinë, kundrejt shumës 35 000 euro.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për esktradimin e shtetasit R. G., drejt Shqipërisë.’- njofton policia.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights