Policia ka shpërndarë pamjet e megaoperacionit antidrogë të koduar “Indoors”, në kuadër të cilit në fshatin Kropishtë, u arrestuan shtetasit D K, N Dh, F Ç dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit P K.

https://fb.watch/iBPtZSxu_w/

Në lagjen “10 Korriku”, u arrestuan në flagrancë shtetasit L Z, E B dhe G Msi dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit L Xh.

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i policisë i zhvilluar ditën e djeshme në Vlorë dhe Selenicë ku u zbuluan dy shtëpi bari. 6 persona janë arrestuar, mes tyre dy punonjës të OSHEE.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy persona.  

Mësohet se si rezultat i kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje, 5 ventilatorë, 4 aspiratorë, 3 kondicionerë, 100 reflektorë, 23 impiante ngrohëse, 69 llamba, 6 filtra ajri, 1 armë gjahu, 3 aparate celulare, 1 automjet dhe sende të tjera të që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights