Universi 1024x556

Lokalizohet për të parën here materia munguese e Universit.

E hipotekuar prej shume kohësh, por mjaft e vështirë për t’u faktuar, fshihet ne gazrat mes galaktikave, sikurse vërtetohet nga matja e parë, realizuar duke përdorur rrezet radio FRB.

Prej dekadash mungonte ne apel te paktën gjysma e materies së dukshme, që përbehet kryesisht nga protonet.

Ekziston në formën e gazit te nxehtë me dendësi te ulët, dhe nuk arrin te kapet me teleskop, duke mos u konfirmuar nga shkenca sasia apo pozicionimi.

Por me sinjalet e shkurtra radio që vijnë nga galaktika te largëta, u arrit te matej materia barionike.

Janë analizuar sinjalet radio që mbërrijnë nga galaktika që gjenden deri ne 9.1 mld vite drite larg, që është edhe rrezja më e largët e kapur ndonjëherë. Rezultatet tregojnë se 76% e materies së dukshme te universit gjendet pikërisht mes galaktikave,15 % ne mjegullnajat e galaktikave  dhe një pjesë e vogël tek yjet.

Kjo shpërndarje e tyre përputhet plotësisht me parashikimet e deritanishme dhe simulimet kozmologjike te avancuara, por nuk ishte konfirmuar asnjëherë në mënyrë direkte deri me sot. Puna studimore është publikuar ne revistën Nature Astronomy.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights