Arsimi baze

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përshëndeti sot 28 mijë nxënës që fillojnë provimet kombëtare të arsimit bazë.

Provimet nisën me Gjuhën Shqipe, do të vazhdojnë me Matematikën dhe Gjuhën e Huaj. Testimet zhvillohen në 340 qendra të organizuara dhe monitoruara nga staf i kualifikuar i institucioneve arsimore, duke garantuar transparencë dhe rregullsi.

Këto provime përbëjnë një etapë kyçe në formimin e nxënësve, duke i përgatitur për fazën e ardhshme të studimeve të nivelit të dytë.

Kujtojmë se maturantët e kanë përfunduar fazën e testimit në katër provime, ndërsa do të njihen me rezultatet që u mundësojnë rrugëtimin drejt universitetit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights