Durres

“Toleranca do të jetë zero!”, kështu paralajmëroi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, teksa po inspektontevijën bregdetarenë Durrës.

E shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së këtij qyteti, Emirjana Sako, Kumbaro tha se ky muaj po paraqet mjaft problematika, megjithatë po bëhet një punë e madhe qoftë për sistemimin e plazheve publike, mjedisin e pastër apo mirëmbajtjen e rrugëve.

“Vëzhgimi me mjetet e policisë kufitare është i domosdoshëm për të shpëtuar jetë dhe sidomos kontrollin e mjeteve të paligjshme, që janë skafet, Jet Ski-të, që duhet të kontrollohen vazhdimisht. Ka filluar puna për plazhet e pastra, e shtrirë në të gjithë bregdetin. Nga Velipoja në Ksamil, janë dyfishuar forcat, njerëzit, koshat”, tha ministrja.

Shtoi se do të dezinfektohen hapësirat ku grumbullohen mbetjet, ndërsa rrugët do të lahen përgjatë natës.

Teksa u ndal te një rast konkret në Gjirin e Lalëzit, Kumbaro theksoi se shpesh janë bizneset ato që shkaktojnë pirgje me plehra.

“Te Gjiri i Lalëzit do monitorojmë 24 orë territorin, jo më larg se dje pamë pirgje mbeturinash në pyll nga bizneset. Më vjen keq, por toleranca do të jetë zero, policia është në aksion. Për pjesën e mirëmbajtjes së rrugëve kemi bashkëpunim me ARRSH-në. Do jetë një sezon me fluks turistik, tani në qershor kemi aq problematika sa kemi pasur vjet në gusht. Çdo sinjalizim nga qytetarët apo bizneset na ndihmon”, përfundoi Kumbaro.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights