Një 38-vjeçar u vu në pranga nga policia e Tiranës. Ai u kap me armë dhe drogë teksa qarkullonte me makinë.
Sipas një njoftimi të policisë së kryeqytetit, i riu kishte me vete një pistoletë, municion luftarak, 304 gramë kokainë, 131 tableta ekstazi dhe tre peshore elektronike.
Po ashtu me vete kishte edhe pjesë arme.
Policia njoftoi se nga ky aksion, i koduar “Check Point” e ka pësuar edhe një 34-vjeçar që udhëtonte me të riun. Ai u arrestua për moskallëzim krimi