NATO konfirmoi se një incident kibernetik kishte prekur faqet e saj të internetit të dielën në mbrëmje.
“Ekspertët kibernetikë të NATO-s po trajtojnë në mënyrë aktive një incident që preku disa faqe interneti të NATO-s. NATO merret me incidentet kibernetike rregullisht dhe e merr sigurinë kibernetike shumë seriozisht”, tha një zyrtar i NATO-s.
Komenti erdhi pasi raportet në median sociale sugjeruan se hakerat pro rusë kishin shënjestruar faqen e internetit të Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s dhe të tjera, duke e bërë atë përkohësisht të paarritshëm.
Grupi rus i hakerëve ”Killnet” u përmend si i përfshirë në sulm.
Grupi ka qenë i lidhur me sulme të tjera të fundit, përfshirë Gjermaninë, duke synuar faqet e internetit të Bundestagut, policisë dhe objekteve të infrastrukturës.
NATO nuk dha detaje të mëtejshme rreth incidentit.

