Komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, Gjeneral Major Hossein Salami, është vrarë nga një sulm izraelit, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.
Salami, komandanti më i lartë i IRGC-së, u vra në një sulm ndaj selisë së komandës së lartë”, theksoi agjencia.
Ai konsiderohej një nga njerëzit më të fuqishëm në Republikën Islamike.
Sipas burimeve të pakonfirmuara në median iraniane, Shefi i Shtabit Mohammad Bagheri u shënjestrua gjithashtu në një sulm.
Tasnim konfirmoi vrasjen e dy shkencëtarëve të lartë bërthamorë. Sipas agjencisë së lajmeve, si Mohammad Mehdi Tehranchi, një profesor i fizikës, ashtu edhe ish-shefi i sektorit bërthamor Fereydoun Abbasi u vranë në sulm.
IRGC është forca ushtarake elitare e Iranit, shumë më e fuqishme se ushtria konvencionale. Në dekadat e fundit, ajo jo vetëm që është militarizuar shumë, por ka zgjeruar edhe ndikimin e saj shoqëror dhe ekonomik.
Sot, ajo konsiderohet një fuqi e madhe ekonomike, me pjesëmarrje në industri të tilla si rrjetet e hoteleve dhe linjat ajrore.