Thumbs b c 910c4d618bf3b59a5e6278abf0c101e8 696x392

Rrjeti shkencor World Weather Attribution (WWA) ka bërë të ditur se shtresa e akullit e Groenlandës është shkrirë 17 herë më shpejt se mesatarja gjatë valës së të nxehtit në muajin maj, raportoi të mërkurën WWA.

“Temperaturat në Islandë, siç janë vëzhguar këtë maj, janë rekord, më shumë se 13 gradë Celsius më të nxehta se temperaturat maksimale ditore mesatare të majit të viteve 1991-2020”, tha WWA.

Sipas institutit meteorologjik, 84 për qind e stacioneve të motit në të gjithë vendin regjistruan temperatura rekord në muajin maj.

WWA theksoi se në Groenlandën lindore dita më e nxehtë gjatë valës së të nxehtit ishte 3,9 gradë Celsius më e ngrohtë se në klimën para-industriale.

Rrjeti shkencor gjithashtu theksoi se vetëm një herë në 100 vjet mund të regjistrohen temperatura si ato të vëzhguara në Islandë dhe Groenlandë.

Një valë e të nxehtit në rajone të adaptuara ndaj të ftohtit si Groenlanda dhe Islanda ka ndikime unike.

“Në Groenlandë dhe Islandë, infrastruktura është ndërtuar për mot të ftohtë, që do të thotë se gjatë një vale të të nxehtit, shkrirja e akullit mund të çojë në përmbytje dhe të dëmtojë rrugët dhe infrastrukturën”, shpjegoi WWA.

Më 15 maj, temperaturat në Islandë tejkaluan 26 gradë Celsius, një ngjarje shumë e pazakontë për rajonin.

Në Islandë, derdhja e bituminozit në rrugë krijoi kushte të rrezikshme të vozitjes, ndërsa në Groenlandë temperaturat më të ngrohta shkaktuan thyerjen e akullit të detit, duke kërcënuar komunitetet që varen prej tij për gjueti, peshkim dhe udhëtime.

Analiza e WWA-së thekson ndikimin e ndryshimeve klimatike, duke arritur në përfundimin se nxehtësia ekstreme ishte rreth 3 gradë Celsius më e nxehtë.

Derisa modelet klimatike kanë tendencë të nënvlerësojnë rritjen e temperaturës, parashikimet sugjerojnë se me ngrohjen globale që arrin 2,6 gradë Celsius, ngjarje të tilla mund të bëhen dy herë më të mundshme dhe madje edhe më të nxehta.

Rekordi i ri i temperaturës së majit prej 26,6 gradë Celsius u regjistrua në Egilsstaoir në Islandën lindore, me një periudhë kthimi të vlerësuar prej rreth 110 vjetësh në klimën aktuale.

Si Groenlanda ashtu edhe Islanda po përjetojnë tendenca më të gjera arktike të rritjes së temperaturave dhe ndryshimit të modeleve të reshjeve, duke e bërë përshtatjen ndaj klimës gjithnjë e më urgjente.

Islanda po formalizon planet e përshtatjes ndaj klimës duke u përqendruar në infrastrukturë dhe sisteme shoqërore, ndërsa Groenlanda po fillon të adresojë nxehtësinë si një kërcënim në zhvillim për shëndetin publik.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights