Kreu i Kadastrës, Artan Lame thotë se procesi i legalizimeve është drejt mbylljes. Në Komisionin e Ligjeve është shprehur se për pjesën që ka hyrë së fundmi në proces, procedura do mbyllet për 2 vite.

“Ecuria e legalizimeve në vite. Nga 2006 i kemi këto të dhëna. Pika maksiamle 48 000 në vit në 2016. Nga 24 000 legalizime 2021, në 20 000 këtë vit 2022. Kjo rënie, është lajm i mirë, kazani i legalizimeve po mbaron.

Fakti që po bije dhe është në rënie, tregon se procesi legalizimeve drejt mbylljes. Sipas llogarive për pjesën që ka hyrë në proces mbyllet për dy vitet e tjera.

Nëse janë bërë 240 000 janë dhe rreth 30 000 që s’janë bërë dhe kemi dhe rreth 70 000 që s’mund të legalizohen, pasi kanë probleme ligjore. Kjo tregon se llogaritë e vitit 2013 janë mbyllur.

Ne e gjetëm me 277 000 dhe e kemi mbyllur, por tani janë futur në sistem objektet e reja. Pallatet e braktisura në rënie. Mbeten vetëm kategoria e pallateve me shumë problematika”, tha Lame.

Teksa fliste për rivlerësimin e pasurive, Lame u shpreh se duhet ulur çmimi i taksës së banesave duhet të ulet.

“Rivlerësimi i pasurive, aksion jashtë radhës së Kadastrës. Ndodhi për 2 vite.

Nga hera e parë që janë bërë, gjithnjë e më tepër qytetarë të përfshirë në rivlerësimet.

Unë gjykoj, që duhet diskutuar në të ardhmen, që s’duhet të hapet më rivlerësim pasurisë, 130 000 vjet, por duhet ulur çmimi i taksës, që sot është 15%, në mos gabohem. Ulja e taksës do të bënte që qytetarët të futen në sistem.

Gjykoj që është më mirë të ulet taksa…Edhe nafta për fermerët nuk lidhet shumë”, tha Lame.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights