Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka nga protesta e opozitës sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se protestuesit nuk ishin në tubim për të dhe Berishën, por për shqiptarët.

“Ky është kriminel që vjedh miliona dhe i burgos shqiptarët për 30 mijë lekë të vjetra.

Ça mendoni se jeni këtu për Berishën e Palokën?

Jo vëllezërit e mi jo, këta janë për të gjithë shqiptarët që mos të përsëritet ajo që kemi kaluar një herë në kurriz.

Ndaj dilni sa nuk është vonë kur t’ju vijë e keqja.

Mos prisni.

Ky parlament është turp, ta quash të tillë.

Marrëdhënien me këtë parlament e kam përcaktuar që ditën e parë, se e dija si do ndodhte.

Për faqen e tyre të zezë, për turpin e tyre.”, tha ai.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights