📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Youtube klan thumbnails 2025 06 03t123008.482 1024x576

Një nga të arrestuarit për shitjen e veshjeve me logo false, është ish-kandidati demokrat Luan Haka. Ky i fundit ra në pranga bashkë me tre persona të tjerë, pasi mallra kontrabandë u sekuestruan në fshatin Brrar të Tiranës, te Rruga e Arbrit.

Është shpallur në kërkim është shpallur edhe djali i demokratit, Lindion Haka.

Luan Haka, i cili ka kandiduar për Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2021-it për qarkun Dibër, bashkëadministronte me të birin një nga magazinat ku stampoheshin veshjet. Ai ka kandiduar në mbështetje të Lulzim Bashës, edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

Asokohe, Haka e çoi partinë forcë të tretë në një bastion të djathtë.

Operacioni i koduar “Fake Star 5” u finalizua sot, 3 qershor, ku u kryen një sërë sekuestrimesh.

Janë sekuestruar një sasi e madhe veshjesh, dhjetëra makineri qepjeje, printimi ose stampimi, logo të markave të njohura ndërkombëtare, 6 dokumente të shtetasit turk, një shumë lekësh, njësi kompjuterike, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Mësohet se ai që drejtonte këtë veprimtari të jashtëligjshme ishte shtetasi turk, i shpallur në kërkim bashkë me një tjetër.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights