Ushtria ruse gjuajti 36 raketa, përfshirë raketa kruiz, në Ukrainë gjatë natës, kundër infrastrukturës së rëndësishme në ish-republikën sovjetike.

”Fatkeqësisht, ka goditje në veri, perëndim dhe në rajonet Dnipropetrovsk dhe Kirovohrad”, tha kreu i zyrës presidenciale, Andriy Yermak, në kanalin e lajmeve në Telegram.

Ai tha se ushtria ruse kishte filluar të përdorte edhe raketa të rreme për të mashtruar mbrojtjen ajrore gjithnjë e më të sofistikuar të Ukrainës.

Komanda e ushtrisë ukrainase tha se rreth 16 nga raketat ishin interceptuar dhe goditur.

Sipas autoriteteve, një grua 79-vjeçare u vra në Pavlohrad në rajonin e Dnipropetrovsk si rezultat i një sulmi me raketa.

Tetë persona u plagosën.

Dëme u raportuan në 50 banesa dhe në një impiant industrial.

Në rajonin perëndimor të Ukrainës, Lviv, tre raketa goditën atë që përshkruhej si një strukturë infrastrukturore e rëndësishme.

Goditje të tjera u raportuan pranë Kremenchuk dhe Kropyvnytsky në rajonet qendrore të Ukrainës, Poltava dhe Kirovohrad.

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, Olexiy Danilov, shprehu shqetësime për një rritje të sulmeve javën e ardhshme.

Të enjten, Rusia feston të ashtuquajturën “Dita e Mbrojtësit të Atdheut”, ndërsa e premtja shënon përvjetorin e parë të pushtimit të Ukrainës.

Që nga tetori, ushtria ruse ka përdorur sulme masive me raketa kundër infrastrukturës ukrainase, veçanërisht asaj të furnizimit me energji elektrike.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights