900 0 1713617952xpolicia durres 700

Detaje të reja për plagosjen të 15 vjeçarit, ndodhur më 1 qershor, në zonën e Ali Demit në Tiranë.

Policia ka administruar pamjet e kamerave të sigurisë së picerisë ku ndodhi plagosja e të miturit. Pamje të cilat janë gjetur pasi ishte hequr DVR-ja nga punonjësit e administratori me synim fshehjen e ngjarjes.

Mësohet se në tavolinë kanë qenë të ulur tre persona, i mituri me kushëririn e tij dhe autori i plagosjes.

Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, pasi autori ka nxjerrë armën atipike (e cila nuk konsiderohet armë zjarri e mirëfilltë, por e modifikuar), dhe ka shkrehur gabimisht, plumbi i së cilës e ka kapur të miturin në qafë. 15-vjeçari kishte rreth dy javë që ishte punësuar në piceri, pasi ishte piceri e kushëririt e tij dhe kishte nisur punë për ta ndihmuar.

Ndërkohë, nuk rezulton të ketë qenë i siguruar apo brenda rregullave të ligjit të punës për shkak të moshës.

Hetuesit do të kërkojnë informacion te institucionet e tjera për të sqaruar situatën ligjore të punësimit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights