📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

  Ministrja e Arsimit dhe Sportit uroi 15-vjetorin e pavarësisë së  Kosovës me një album të vizatimeve të fëmijëve të shkollave, me tematikën e kësaj feste.

“Në këtë ditë të shënuar, zgjodha të uroj vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë me disa nga punimet e realizuara nga nxënës të shkollave nga e gjithë Shqipëria.

Ndihem krenare për mesazhet kuptimplotë që përcjellin nxënësit tanë nëpërmjet talentit të tyre dhe është detyra jonë e përbashkët që të ushqejmë tek ata ndjenjat e atdhedashurisë, vëllazërisë dhe krenarisë kombëtare”, shkroi Kushi në rrjetet sociale.

Të gjitha këto punime të nxënësve të shkollave të Shqipërisë, do të jenë pjesë e një ekspozite të përbashkët, e cila do të çelet më datë 21 shkurt në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights