Apple po riemërton sistemin operativ. Ky ndryshim do të prekë të gjitha pajisjet.
Sistemet e ardhshme operative të kompanisë do të identifikohen nga viti në vend të numrit të versionit.
Pra versioni aktual iOS 18 do të bëhet “iOS 26” dhe përditësimet e tjera do të reflektohen kështu: iPadOS 26, macOS 26, watchOS 26, tvOS 26 dhe visionOS 26.
Ky ndtyshim është një shprehje e dëshirës së Apple për të qenë konsistent me emrat e sistemeve operative. Çdo pajisje ka një sistem të ndryshëm operativ si iOS 18, macOS 15 dhe watchOS 12 pasi veresionet përkatëse kanë dalë në kohë të ndryshme.

Pritet që Apple ta japë lajmin në Konferencën e përvitshme Botërore të Zhvilluesve (WWDC) që do të mbahet më 9 qershor.
Sipas Bloomberg, kompania do të prezantojë një faqosje të re në sistemet operative që të jenë më universale për përdoruesit qqë kanë disa pajisje Apple. Faqosja do të përfshijë watchOS, tvOS, dhe visionOS.
Sistemi i ri i emërtimit do të përfshijë vitin e ardhshëm, edhe pse sistemi operativ do të prezantohet në shtator.
Gjthashtu, Apple pritet të njoftojë hapjen e modeleve të Inteligjencës Artificiale ndaj zhvilluesve të palëve të treta që mund të përdorin modelet e kompanisë. Ndër risitë që përfliten, përfshihen AirPods që mund të përkthejnë në kohë reale në bashkëpunim me Vision Pro duke u dhënë përdoruesve mundësinë që ta kontrollojnë pajisjen duke lëvizur sytë.
Me Apple Intelligence, ata mund të kenë opsione shtesë për shëndetin dhe rregullime për baterinë të cilat funksionojnë falë IA