Partia Demokratike ka kërkuar të bëhen ndryshime në rendin e ditës të seancës së sotme parlamentare, e cila mblidhet për herë të parë që pas zgjedhjeve të 11 majit, nga të cilat kryesoi Partia Socialiste.
Përmes një shkrese të dërguar kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropalit, Partia Demokratike shtron kërkesën e saj që në seancë të zhvillohen 60 minuta diskutime jashtë rendit të ditës. Kërkesa është firmosur nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili cilëson se kërkesa e tij është e bazuar në rregulloren e Kuvendit.

Nuk dihet përgjigjia e kryeparlamentares Spiropali.