Brindisi 1024x576

Mbërrin një tjeter kontigjent me emigrantë të dëbuar nga Italia në portin e Shëngjinit.

Pas zbarkimit në Shëngjin, emigrantët u shoqëruan drejt qendrës së pritjes në Gjadër, ku do të kalojnë fazat e para të verifikimit dhe procedurave të mëtejshme. Burime brenda kampit bëjnë me dije se që prej mbërritjes së kontigjentit te parë të emigranteve, ka pasur pothuajse çdo ditë riatdhesim të tyre drejt vendëve të origjines të shoqeruar nga autoritetet shqiptare deri në Rinas apo në portin e Durrësit.

Autoritetet shqiptare dhe italiane kanë theksuar bashkëpunimin e ngushtë për zbatimin e standardeve të sigurisë dhe të të drejtave të njeriut gjatë gjithë procesit.

Pritet që gjatë javëve në vijim të mbërrijnë edhe grupe të tjera, në përputhje me afatet e përcaktuara në marrëveshjen dypalëshe.

Ky është kontingjenti i tretë që mbërrin në Shqipëri në kuadër të këtij programi të ri të riatdhesimit të migrantëve që nuk plotësojnë kushtet për azil në Itali.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights