📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1747813699 iglitare

Menjëherë pas zyrtarizimit nga Milani, Igli Tare nisi nga puna. Në mbrëmje një takim me Zlatan Ibrahimoviç, për t’i shprehur vlerësimet për trajnerin aktual Sergio Conceição.

Drejtori i ri sportiv do të takohet me teknikun, për të shqyrtuar mundësinë që ai të qëndrojë.

Gjithsesi, alternativat nuk mungojnë. Me Italianon që vendosi të vazhdojë te Bologna dhe pasiguritë për emërimin e Allegri-t, Tare ka gati listën e kandidatëve.

Përpos Roberto Mancinit, hyrja më e fundit është Thiago Motta, i cili mbylli bashkëpunimin me Juventusin.

Drejtori sportiv po punon edhe për merkaton. Në zyrën e re në Shtëpinë e Milanit, ai priti homologun e Romës, Ghisolfi për Saelemaekers, i cili ishte huazuar te verdhekuqtë.

Tare ka shënjestruar edhe Garnacho-n që pritet të largohet nga Manchester United. Synimi është ndërtimi i një skuadre protagoniste në Serie A dhe në Europë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights