Gaza

Një sulm ajror izraelit në Gazë goditi shtëpinë e një mjekeje të premten, duke vrarë nëntë nga dhjetë fëmijët e saj. Lajmi u bë i ditur nga spitali ku ajo punon në Khan Younis. Siç shkruan BBC, spitali Nasser raportoi se një nga fëmijët e Dr. Alaa al-Najjar dhe bashkëshorti i saj mbijetuan, por mbetën të plagosur. Kirurgu britanik Graeme Groom, i cili punon në spital, tha se kishte operuar djalin e saj 11-vjeçar që mbijetoi.

Një video e verifikuar nga BBC tregonte trupat e djegur të fëmijëve duke u nxjerrë nga rrënojat e sulmit në Khan Younis. Po ashtu BBC thotë se ka kërkuar koment nga ushtria izraelite, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare.

Situata në Gazë mbetet e rëndë. Vetëm gjatë së premtes, më shumë se 70 persona mbetën të vrarë si pasojë e sulmeve ajrore.

Kriza humanitare po përkeqësohet, me mungesa të rënda ushqimi dhe uji. OKB ka paralajmëruar se popullsia e Gazës është në rrezik nga uria, pasi ndihmat mbeten të pamjaftueshme. Edhe pse Izraeli hoqi pjesërisht bllokadën, sasia e ndihmës që hyn në Gazë është shumë më e vogël se ajo e nevojshme.

Ky konflikt ka sjellë vuajtje të mëdha, me zhvendosje, uri dhe shkatërrim që prek miliona njerëz. Komuniteti ndërkombëtar vazhdon të bëjë thirrje për rritjen e aksesit humanitar dhe një zgjidhje për krizën.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights