Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një konsultim me Emiliano Lule dhe përfaqësues nga Instituti i të Verbërve, me të cilët bisedoi në funksion të procesit zgjedhor për personat që nuk shikojnë.
Në takim u diskutua lidhur me fletën e votimit në alfabetin brail dhe aksesueshmërinë e personave të verbër në informacionin zgjedhor.
Nga ana e tij, Lule shprehu gatishmërinë për të ndihmuar KQZ në përgatitjen e materialeve informuese për personat që nuk shikojnë, nga ana tjetër shprehëm gjithë mbështetjen për gjetjen e mekanizmave të duhur që informacioni zgjedhor të jetë i përdorshëm nga kjo kategori.
KSHZ, rekomandoi që Instituti i të Verbërve të përgatisë një listë nevojash për mbështetje për personat e verbër në lidhje me aksesueshmërinë e tyre në procesin zgjedhor.
