UKRAINË- Në prag të një vjetorit të luftës në Ukrainë, presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka surprizuar me një vizitë të papritur në Kiev, si një formë mesazhi për Moskën.

Teksa ndodhet aty, Biden zhvilloi edhe një konferencë të përbashkët me homologun e tij Volodomyr Zelensky, ku e çmoi për heroizmin e treguar në luftë.

Biden shkoi në Ukrainë me tren, pasi kishte lajmëruar më herët se do të shkonte vetëm në Poloni, por pa vizituar Kievin, me argumentin se po mbrohet për shkaqe sigurie.

Më tej, Zelensky u shpreh se me mbërritjen e presidentit të SHBA-ve në Kiev, fitorja e Ukrainës ishte një hap përpara. Në konferencën e përbashkët, Biden ri konfirmoi mbështetjen e SHBA-ve për Ukrainën.

“Amerika qëndron me ju dhe bota qëndron me ju. Unë e kujtoj mirë ditën e parë të pushtimit rus, një vit më parë të premten, kur Zelensky raportoi për shpërthimet në Kiev.

Një vit më vonë, Kievi qëndron dhe Ukraina qëndron por më e rëndësishmja demokracia qëndron.

Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju,” theksoi Biden.

Ai shprehu besimin se Ukraina, do të dominojë kundër Rusisë.

“Ukraina do të mbizotërojë kundër Rusisë në luftën më të madhe tokësore në Evropë në tre të katërtat e një shekulli.”- tha Biden më tej.

Presidenti i SHBA-ve lajmëroi në vizitën e tij në Kievin e rrënuar se plani monstruoz dhe brutal i presidenti rus, Vladimir Putinit ka dështuar, kjo për faktin se sipas tij dhjetëra mijëra rusë janë larguar nga vendi, sepse nuk shohin të ardhme në Kremlin.

Udhëheqësi i SHBA-së nderon mbështetjen e premtuar tashmë nga vendet e NATO-s dhe thekson raundin e fundit të ndihmës ushtarake prej 500 milionë dollarësh, që pritet të dërgohet nga Uashtingtoni në Kiev. Ashtu sikurse edhe Parlamenti Evropian ra dakord në seancë, këtë javë priten sanksione të reja goditëse për Moskën.

“Më vonë këtë javë, ne do të shpallim sanksione shtesë kundër elitave dhe kompanive që po përpiqen të shmangin sanksionet dhe të mbushin makinën e luftës ruse,” tha ai.

Ndërsa homologu i tij ukrainas, Volodomyr Zelensky bëri i cilësoi negociatat e sotme si mjaft të frytshme. Ai u shpreh se pjesë e diskutimeve ishin edhe armët me rreze të gjatë , së bashku me armatimet shtesë që nuk janë furnizuar ende.

 “Shpresojmë që ky vit 2023 të bëhet një vit fitoresh”, shton ai, duke vlerësuar “vizionin e përbashkët” që ndajnë të dy kombet. Negociatat sot ishin shumë të frytshme, shumë të rëndësishme dhe shumë vendimtare. Rindërtimi dhe rimëkëmbja e drejtësisë është gjithashtu e rëndësishme… dhe agresori duhet të marrë përgjegjësinë për agresionin dhe të rimbursojë dëmin.”- tha Zelensky.

Joe Biden është larguar nga Ukraina pas takimit me Volodymyr Zelenskyy këtë mëngjes.

Presidenti amerikan mbërriti në Kiev për të zhvilluar bisedime me homologun e tij ukrainas dhe për të riafirmuar mbështetjen e tij për vendin e shkatërruar nga lufta. 

Gjatë vizitës së tij, Biden në mënyrë të befasishme premtoi një paketë mbështetjeje për Ukrainën dhe nuk arriti të bënte një njoftim për furnizimin e avionëve luftarakë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights