Partia Demokratike ka dërguar një shkresë në Departamentin Amerikan të Drejtësisë ku ka denoncuar sipas saj, parregullsitë që ka pasur procesi zgjedhor i 11 Majit. Ndërmjetësi në këtë rast është kompania Continental, e kontraktuar për lobimin e PD-së në Amerikë.
“Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025 në Shqipëri u njollosën nga shkelje sistematike që cenuan seriozisht parimet ndërkombëtare të procesit zgjedhor. Pavarësisht ndjekjes së procedurave formale zgjedhore, zgjedhjet nuk arritën të ofronin një mjedis të drejtë dhe të lirë, ku votuesit të mund të bënin zgjedhje të informuara”, thuhet në nisje të dokumentit të Partisë Demokratike.
PD-ja ka renditur të gjitha akuzat që sipas saj ndikuan në manipulimin e zgjedhjeve. Ndër to rendit keqpërdorimin e administratës publike, përdorimin e bandave dhe kontrollin e medias.
“Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri u karakterizuan nga abuzime sistematike që kompromentuan legjitimitetin e tyre. Keqpërdorimi i burimeve shtetërore, i administratës publike dhe ndërhyrje kriminale, kontrolli i medias, shtrembërime ligjore, pengim i aktiviteteve të opozitës dhe mosveprimi i agjencive të zbatimit të ligjit minuan kolektivisht procesin demokratik. Këto gjetje përputhen me vëzhgimet nga organet ndërkombëtare të monitorimit, përfshirë OSBE/ODIHR, që theksoi shqetësimet në lidhje me keqpërdorimin e burimeve publike, votuesit frikësimi dhe paragjykimi i medias”, thuhet në konkluzionet e dokumentit.
PD kërkon ngritjen e një hetimi ndërkombëtar për zgjedhjet si dhe formimin e një qeverie teknike.