Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burgim ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, në aplikim të gjykimit të shkurtuar i kthehet në 2 vite e 8 muaj.
Gjithashtu i hiqet e drejta për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite.
Prokuroria e Posaçme e ka akuzuar ish-prokurorin se është përfshirë në korrupsion dhe ka ushtruar ndikimi te kolegët e tij.
Sipas SPAK Aurel Zarka ka qenë përdorues i aplikacionit Sky Ecc.
Bisedat e kryera aty dhe verifikmet e tjera, treguan se ai u korruptua për një çështje në Gjykatën e Vlorës.
Ish-prokurori akuzohet edhe se ka tentuar të korruptonte një kolegun e tij në Vlorë për të pushuar një hetim dhe në 3 raste të tjera, ushtroi ndikim të paligjshëm te kolegët e tij.