Vrasja ne durres 1024x573

Personi që shihni në foton e mësipërme është 29 vjeçari Ermir Dedja, që mbeti i vrarë pas mesnate në lagjen nr.18 në Durrës. Ai u qëllua disa herë me armë zjarri, nga persona ende të paidentifikuar nga policia.

Teksa vijon kontrolli dhe këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë, hetuesit kanë dy pista kryesore lidhur me ngjarjen. Dedja mund të jetë vrarë për hakmarrje ose për shkak të pazareve të mundshme lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike.

Kjo pasi ai rezulton me precedent të mëparshëm kriminal dhe njihej si person problematik.

Mësohet se atentati i është bërë nga persona të maskuar, teksa po ecte në këmbë. Plumbat kanë përshkuar edhe xhamat e një qendre shëndetësore të zonës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights