Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Inez hajrulla 1024x574

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin për Leonard Luzin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët tentuan të vrisnin Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn në Vlorë.

Në këtë mënyrë, Luzi do të vuajë përfundimisht 7 vite e 4 muaj burgim. Muharrem Koroveshi për shkak të gjykimit të shkuartuar do vuajë 6 vite e 8 muaj në qeli ndërsa i penduari i drejtësisë, Amarildo Nikolli alias Xhenje, do të vuajë, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 9 muaj burgim.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Leonard Luzi u financua nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës ku shkak dyshohet të jenë përplasjet për lojërat e fatit.

Leonard Luzi dyshohet se krijoi një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit ishin i pandehuri Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori si dhe Muharem Koroveshi e Erio Zejno, në rolin e ndihmësit, ky i fundit ende në kërkim.

Në dosjen e SPAK thuhet se Koroveshi dhe Zejno sollën armët në banesën e Amarildo Nikollit i cili do të kryente ekzekutimin dhe e ndihmuan në terren me gjetjen e personave të cilët ishin objektiv i atentatit. Po ashtu ata do të ndihmonin Nikollin për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së atentatit.

Kjo ngjarje u parandalua nga Policia e Vlorës e cila vendosi në pranga Amarildo Nikollin në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights