Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Manja 1 1024x576
Në një konferencë për mediat, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja raportoi rekomandimet e qeverisë për luftën ndaj kriminalitetit 2025. Këto të fundit prekin 8 fusha kryesore, që nga respektimi i të drejtave të njeriut e deri te bashkëpunimi efikas me ndërkombëtarët. “Rekomandimet janë hartuar mbi bazën e një analizë të thelluar, të dhënave statistikore të raportuara nga vetë organi i Prokurorisë dhe veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit të vendit në BE”, theksoi në krye të herës Manja. “Kërkohet respekktimi i parimit të prezumimit të pafajësisë, shmangia e vonesave në hetime dhe përdorimi proporcional i masave të sigurimit. Institucionet e drejtësisë orientohen të promovojnë procedurat e posaçme, veçanërisht për të miturit. Së dyti, forcimi i luftës kundër kriminalitetit, rritje e hetimeve të nisura dhe ndjekje penale për korrupsionin, veçanërisht të niveleve të larta. Të forcohet bashkëpunimi ndërkombëtar e po ashtu lufta ndaj krimit kibernetik. Integriteti, transparenca dhe konkurrueshmëria. Mbrojtja e të dhënave personale dhe respektimi i sekretit hetimor. Investim në teknologji e burime njerëzore. Trajnim për antikorrupsion, krimin e organizuar dhe krimet kibernetike, të jenë prioritet kombëtar. Qeveria do e mbështesë financiarisht. Metodat bashkëkohore të hetimit, sugjerohet përdorimi i AI dhe analizës së të dhënave që janë thelbësore në hetimin e krimeve komplekse. Bashkëpunimi ndërinstitucional, duhet një strategji mes SPAK, Policisë dhe institucioneve të tjera publie, marrëveshje për shkëmbim të të dhënave, përcaktim i pikave të kontaktit. Bashkëpunim me ndërkombëtarët, për ndjekien penale të krimit të organizuar ndërkombëtar”, deklaroi Manja.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights