Edi rama 23 1024x582

Në konferencën e përbashkët me Presidentin e Francës Emmanuel Macron, kryeministri Edi Rama tha se është tejet mirënjohës për këtë vizitë bilaterale pas samitit. Ai theksoi se pas një sërë projektesh, tanimë Shqipëria e Franca do fuqizojnë bashkëpunimin sidomos në fushën e inovacionit.

“Kjo vizitë bilaterale pas samitit na jep shumë krenari dhe mirënjohje për këtë shtysë të fortë në marrëdhëniet me Shqipërinë që kanë hyrë në një fazë krejtësisht të re e të panjohur më parë. Falë këtij bashkëpunimi ne kemi krijuar rrugët për të sjellë ekselencën franceze në Shqipëri, dje ndezëm dritën jeshile të shkollës franceze që ka marrë mbi 2 mijë aplikime e jam i bindur që do shtohen sepse akoma informacioni për këtë shkollë inovative nuk është përhapur gjithandej. Kemi ecur me projektin e Liceut Francez, ku do shtohet një hapësirë e re. Po ashtu, ne kemi në Shqipëri shumë aktive agjencinë franceze të zhvillimit, që hyri në Shqipëri me nxitjen e Presidentit për të ndihmuar vendin tonë në procesin e rindërtimit pas tërmetit dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme në Durrës me ujësjellësin dhe është këtu për të mbështetur projekte të tjera qëe prekin energjinë e rinovueshme dhe turizmin e qëndrueshëm.”

Ai bëri me dije se përpos Memorandumit për zhvillimin e turizmit në Korçë, Franca ka gjasa të përfshihet edhe në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

“Në fund fare, më vjen shumë mirë sepse kjo është diçka sa e vogël në përmasë, por kuptimpltë, kur Presidenti erdhi herën e kaluar ishim në ish-shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha që ishte zbrazur dhe po fillonte puna për ta transformuar në një qendër kulturore me bazë rezidencat për artistë shqiptarë nga e gjtiha bota. Sot, do jetë kënaqësi e madhe që ta shoqërojmë Presidentin për ta parë tanimë në veprim këtë project”, shtoi kreu i qeverisë.

Shtoi se “Franca është pranë Shqipërinë edhe në procesin e anëtarësimit në BE”.

“Jam mirënjohës për angazhimin tuaj dhe vizitën tuaj në një kohë të shkurtër. Kjo na mbush zemrën dhe duhet të punojmë me veten për të kuptuar që nuk do jetë kaq e zakonshme të kemi vizitë të Presidentit çdo 18 muaj. Do bëjmë më të mirën!”, përmbylli Rama teksa iu drejtua Macron në frengjisht.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights