Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri mesatar orët e mesditës e hera –herës të dendura kryesisht në lindje të territorit.
Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Prej orëve të pasdites pritet ndërprerje graduale e tyre në të gjithë territorin.
Era do të fryrë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të fitoi shpejtësi deri në 10m/s, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 1-2 ballë.
Mjegull e dendur lokale/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 11/15 |
Diell re shi |
| Kukës | 5/11 |
Diell re shi |
| Lezhë |
11/14 |
Diell re shi |
| Dibër |
7/12 |
Diell re shi |
| Durrës |
10/21 |
Diell re shi |
| Tiranë |
11/21 |
Diell re shi |
| Elbasan |
9/20 |
Diell re shi |
| Berat |
11/21 |
Diell re shi |
| Vlorë |
13/21 |
Diell re shi |
| Korçë | 7/15 |
Diell re shi |
| Gjirokastër | 11/17 |
Diell re shi |
| Sarandë |
12/20 |
Diell re shi |
