Merz 2

“Nuk duhet të ketë pikë dyshimi se jemi të angazhuar në mbështetje të Ukrainës.”- kështu u shpreh kancelari gjerman Merz në samitin e BE në Tiranë, që për të shënon mbledhjen e parë liderët europianë pas marrjes së detyrës.

Merz tha se fakti që delegacione të Rusisë dhe Ukrainës është një sinjal, të cilën e konsideroi një sukses të vogël diplomatik drejt paqes

“I dashur Edi, faleminderit për mikpritjen. Jam I kënaqur që jam këtu dhe të jem me ju në këtë grup të shquar të Europës. Faleminderit për urimet për zgjedhjet, pres me padurimin bashkëpunimin me ju

Cështja e parë, në Kontinent kemi një sfidë, lufta e vështirë në Ukrainë, nuk është thjesht luftë kundër këtij vendi, është e drejtuar ndaj të gjithë Europës.

E dini se ne vajtëm në Kiev për t’u takuar me Zelensky të shtunën, për të treguar angazhimin tonë të fortë dhe vendosmërinë tonë për këtë rend politik.

Jemi të vendosur se duhet t’i japim mbështetje të fortë Ukrainës. Përpjekjet tona kanë treguar një sukses të vogël diplomatik. Fakti që po takohen është një sinjal. Nuk duhet të ketë pikë dyshimi se jemi të angazhuar në mbështetje të Ukrainës.” u shpreh kancelari gjerman.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights