Në fund të pritjes së liderëve evropianë, ka mbërritur edhe Presidenti francez Emmanuel Macron për Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian.
Macron paraqitet mjaft i lumtur me mbërritjen e tij në Shqipëri, ndërsa refuzon të japë deklarata për mediat, duke lënë hapësirë që të përgjigjet në përfundim të Samitit.
Rama dhe Macron do u drejtohen tashmë ambienteve të brendshme për të nisur zyrtarisht punimet e Komunitetin Politik Europian, aty nga ku po presin dhe liderët e tjerë.