Makine audi 1024x561

Një 31-vjeçar në Tiranë është marrë peng për disa orë në një makinë dhe është dhunuar.

Forcat e Policisë të Komisariatit Nr.6, që u vunë menjëherë në lëvizje pas marrjes së informacionit, arrestuan autorin e dyshuar të ngjarjes, D.P. 44 vjeç banues në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi për motive të dobëta. 44-vjeçari e futi në automjetin e tij 31-vjeçarin L.M. duke e mbajtur peng për gati 2 orë dhe e godiste me grushte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights