Nëse dikush na kërkon të imagjinojmë një trëndafil, mendja jonë ka shumë të ngjarë të formojë imazhin e një trëndafili të kuq, simbol i erotizmit dhe dashurisë. Por pak e dinë se trëndafili siç e njohim ne sot vjen nga trëndafili i egër, me një ngjyrë rozë të ndezur dhe vetëm pesë petale.

Megjithatë, përveç simbolikës së lartë dhe përdorimeve të shumta të trëndafilit në fushën e kozmetikës, trëndafili i egër  ka edhe veti medicinale, duke ofruar lehtësim për një mori problemesh mjekësore, ndoshta më shumë se çdo lule tjetër.

 

Largon stresin dhe rregullon presionin e gjakut

Aroma  e fortë e trëndafilit të egër ka veti qetësuese. Sipas studimeve, nuhatja e aromës së këtij trëndafili ul shkallën e ankthit në mënyrë të befasishme. Po ashtu zierja e petaleve të tij jep efekte të dobishme në presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit.

Si pjesë e pandashme e dashurisë, përfitimet e trëndafilit sigurisht që nuk mund të mungojnë në dhomën e gjumit. Aroma e tij ka aftësinë të rrisë rrjedhjen e gjakut në zonën e legenit, duke ofruar zgjidhje edhe për disfunksionin erektil.

Zgjidhje për inflamacionin dhe dhimbjen

Përmbajtja e tij e lartë e bioflavonoideve dhe antioksidantëve e bën atë jashtëzakonisht anti-inflamator. Në veçanti, uji i trëndafilit mund të përdoret si një zgjidhje e sigurt dhe efektive anti-inflamatore e syve, duke vepruar si një tonik i indeve dhe duke zvogëluar inflamacionin kapilar. Nga ana tjetër, çaji me petalet e trëndafilit konsiderohet si një ilaç tradicional për diarrenë.

Shërben për shërimin e plagëve

Për shkak të përmbajtjes së tij të lartë të fitokimikave antioksidantë, ai gjithashtu mund të ndihmojë në përshpejtimin e shërimit të plagëve, qofshin ato të brendshme apo të jashtme.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights