📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Kryeministri edi rama me podcastin e tij 1024x608

Kryeministri Edi Rama thotë se është krenar për mënyrën se si administrata shqiptare është përballur me ekspertët e Bashkimit Europian në procesin e negociatave të anëtarësimit. Në podcastin e tij të radhës ku kishte ftuar 3 zëvendësministra dhe një ekspert në Kryeministri, të gjithë të kthyer nga jashtë vendit, Rama rrëfeu stresin e fillimit të procesit “screening”.

 “Pa diskutim që administrata ka hijet e veta, se është komplet e pandershme që ne ta fshehim këtë, por unë vetë personalisht kam pasur më shumë stres nga hijet e administratës. Kjo është përmbysur komplet, është bërë procesi screening ku bëhet gjithë diagnoza e shtetit shqiptar. Janë 1 mijë vetë këtej dhe andej që ulen përballë njëri-tjetrit me 36 grupe dhe që i hyjnë deri në qelizë shtetit shqiptar”.

Por më pas kreu i qeverisë tha se ekipi shqiptar ishte konsideruar surprizë në Bruksel.

“Papritur filloi një tjetër këngë, ekipi im më thoshte: po ecim mirë. Kryeministri i Holandës më tha se po dëgjoj fjalë shumë të mira për ekipin shqiptar, mbresat në Bruksel janë shumë të forta. Kryeministri i Danimarkës: Çfarë ndodh me administratën tuaj? Kam parë këto të Ministrisë së Jashtme për pjesën e proceseve që duan të hyjnë dhe jeni on top. Pastaj Kryeministri i Spanjës”.

Shqipëria çeli para pak ditësh grup-kapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights