Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish çëshjten e dosjes “Partizani”. Seanca e rradhës pritet të mbahet me 23 Prill ora 13:00.
Bëhet e ditur se një prej avokatëve ka kërkuar kohë për të bërë mbrojtjen në seancën paraprake.
Ndër të tjera në dalje nga seanca avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj u shpreh se kemi të bëjmë me seancë paraprake dhe nuk mund të ketë dëshmitarë.
“Ne e ritheksuam edhe njëherë mungesën e faktit penal, shkak për të cilën kemi kërkuar pushimin e çështjes, por pjesa tjetër e mbrojtjes tonë e të gjithë subjekteve në këtë proces ishin pavlefshmëri. Pavlefshmëri e të gjitha akteve të cilat janë marrë në shkelje të ligjit procedural penal. Ky është një manual shkeljesh. Kjo dosje në të cilën gjen akte të pakomunikuara, ekspertë të palicensuar, firma të falsifikuara të cilat prokurori i dëgjon dhe hesht. Deri tani nuk kemi të bëjmë me gjykimin kemi të bëjmë se në seancë paraprake ne nuk mund të thërasim dëshmitarë ”, thotë Gjokutaj.
Sali Berisha akuzohet në këtë dosje për korrupsion pasiv. Jamarbër Malltezi e Fatmir Bektashi akuzohen për korrupsion e pastrim parash ndërsa dy të pandehurit e tjerë, Xhimi Begeja e Andia Pustina vetëm për pastrim parash.