if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Venera lumani dhe lind islami

Çifti i njohur Venera Lumani dhe Lind Islami janë bërë prindër për herë të parë. Ka qenë vetë Venera Lumani ajo që ka ndarë lajmin e ardhjes në jetë të vogëlushit.

Në një foto familjare të publikuar në faqen e saj në Instagram, këngëtarja duket teksa mban në krah djalin e saj të porsalindur, emri i të cilit është Drin.

“Unë buroj në Strugë, e buroj në Pejë! I bëj malet bashkë, skej m’skej! Ju dua, Drin Islami”, ka shkruar këngëtarja.

Më 24 Nëntor, çifti publikoi këngën “Mezi Pres”, dedikim për fëmijën e tyre që prisnin të vinte në jetë. Kjo këngë ishte një mënyrë e veçantë që zgjodhi çifti për të ndarë me ndjekësit lajmin e ëmbël, që u mirëprit masivisht duke e bërë këngën virale në pak kohë.

 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights