Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se, zgjedhja e kandidatëve të pastër ligjërisht është thelbësore për funksionimin e duhur të një shoqërie demokratike.

Në konferencën me temë “Mbrojtja e integritetit zgjedhor në Shqipëri”, Celibashi u shpreh se, përgjegjësia e partive politike është jetike për ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

Sipas tij “është thelbësore që kandidatët që do t’u paraqiten qytetarëve të jenë individë të përshtatshëm e me integritet që t’u shërbejnë interesave të zgjedhësve”.

“Një kandidat i përshtatshëm zotëron kualifikime, zotësitë dhe atributet e nevojshme për të mbajtur poste publike. Janë individë që kanë një histori të dëshmuar të sjelljes së tyre etike, integritetit dhe respektit për shtetin e së drejtës. Këta individë kanë më shumë gjasa të mbështesin parimet e demokracisë dhe të veprojnë në interesin më të mirë të zgjedhësve të tyre e të punojnë me zyrtarë të tjerë në interes të qytetarëve”, u shpreh Celibashi.

Ndërkohë, ai theksoi se, zgjedhja e kandidatëve të papërshtatshëm me rekorde të shkeljes së ligjit, veçanërisht në atë penal mund të ketë pasoja të rënda për procesin demokratik.

Celibashi tha se, zgjedhja e kandidatëve të papërshtatshëm mund të çojë në një sërë pasojash të rënda përfshirë korrupsionin dhe nepotizmin.

“Këta individë mund të përdorin pozitat e tyre të shtetit për përfitime personale dhe të përfshihen në praktika, jo etike e t’u japin përparësi interesave të tyre”, shtoi ai.

Sipas tij, “kjo gërryen besimin e publikut në procesin zgjedhor e minon legjitimitetin e qeverisë së zgjedhur, qoftë qendrore dhe ajo lokale”.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights