Kqz 9 1024x578

KQZ ka vendosur që një kompani ndëkombëtare postare, DHL, të bëjë transportin e fletëve të votimit në diasporë për zgjedhjet e 11 Majit, që do të kushtojë 10 milionë Euro.

Brenda datës 10 Prill do të nis shpërndarja e fletëve të votimit në 85 shtete të botës ku jetojnë shqiptarë, të cilët kanë fituar të drejtën e votës për këto zgjedhje.

“Tashmë është përcaktuar edhe kompania që do të merret me të gjithë procedurën e transportit, më pas në bashkëpunim me postat ndërkombëtare do të bëhet shpërndarja e fletëve të votimit në banesat e shqiptarëve.

Është përzgjedhur DHL-ja, një kompani shumë-kombëshe.

 

Do të jenë 10 milionë Euro në dispozicion për të gjithë transportën dhe mbëritjen në të gjitha këto shtete të botës ku janë shqiptarët dhe kanë të drejtën e votës.

Ndërsa mesatarisht llogaritet që 40 Euro për fletë votimit të jetë kostoja e trasnporti”

Ndërkohë partitë politike shqiptare kanë shprehur shqetësimin e tyre pasi postat kanë vendosur që fleta e votimit të merret dhe të dorëzohet vetën nga personi që ka të shënuar emrin në zarf.

Ata pretedojnë se kjo do të ndikojë në numrin e shqiptarëve që do  të ushtrojnë të drejtën e votës.

PS ka tentuar që të bëjë një marrëveshje për heqjen e këtij kushti, të cilët propozojnë që në rast se personi nuk është në banesë, familjarët e tyre të lejohen për dorëzimin e fletës së votimit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights