if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Protestat ne turqi e1742810497468 1024x561

Tjetër natë trazirash në Turqi, ndërsa protestat kanë hyrë në javën e tyre të dytë. Burgosja e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu i bëri demostratat edhe më masive.

Situata ishte më kaotike në kryeqytet ku sërish qytetarët nuk iu bindën autoriteteve për të mos organizuar tubime. As bllokimi i rrugëve kryesore nuk i pengoi protestuesit.

Autoritetet përdorën sërish ujë për të shpërndarë turmat.

Siç duket në pamje, pavarësisht ndërhyrjes, qytetarët qëndrojnë të vendosur për të protestuar. Situatë e njëjtë edhe në Stamboll. Qendra e protestës ishte sërish sheshi para bashkisë.

Mijëra qytetarë dhe përfaqësues të opozitës u grumbulluan para godinës duke kërkuar lirimin e Imamoglu. Pas përfundimit të fjalimeve, protesta u shpërnda edhe në zona të tjera.

Sërish nuk munguan përplasjet me policinë dhe hedhja e spray me spec. Nuk munguan arrestimet, ndërsa opozita ka bërë thirrje që protestat mos të ndalen.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights